LSDM: Janë zbuluar qëllimet e vërteta të OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

LSDM: Janë zbuluar qëllimet e vërteta të OBRM-PDUKM-së

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 10:33
Ilustrim

Partia maqedonase në pushtet, sot përmes një komunikate thekson se LSDM-ja dhe qytetarët i janë përkushtuar ardhmërisë evropiane, ndërsa OBRM-PDUKM-ja mbrojtjes së krimit.

“OBRM-PDUKM-ja nuk mund të pajtohet me atë që qëllimet e tyre të vërteta janë zbuluar. OBRM-PDUKM-ja opozitare është e fokusuar vetëm në mbrojtjen e krimit që 11 vite e zbatonte kryesia e mëparshme e kësaj partie. OBRM-PDUKM-ja nuk mendon as në ardhmërinë e shtetit e as të qytetarëve”, thonë nga LSDM.

Nga kjo parti më tej shtojnë se të vërtetën që e publikoi zëvendëskryeministrja dhe zëvendëskryetare e LSDM-së, Radmilla Shekerinska është se 90 për qind e kohës në takimet e liderëve është shpenzuar në kërkesën e OBRM-PDUKM-së për amnisti.

“Interesi i vetëm i OBRM-PDUKM-së në takimet e liderëve nuk ka qenë ardhmëria e Maqedonisë, por fati i kriminelëve të cilët 11 tërboheshin, keqpërdornin, rrëmbenin gjithçka që mund të rrëmbejnë, ndërsa qytetarët i lanë të varfër, në shtet të izoluar dhe në borxh. Vetëm Mickoski dhe udhëheqësia e ngushtë partiake dëshirojnë të kthehen në të kaluarën e errët të krimit, dhunës, mosndëshkimit dhe izolimit. Amnisti për kriminelët nuk do të ketë, secili do të përgjigjet përputhje me ligjet”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat