Civil: Personat e vdekur dhe fantomët akoma figurojnë në Listën Zgjedhore

Maqedonia

Civil: Personat e vdekur dhe fantomët akoma figurojnë në Listën Zgjedhore

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 14:15
Foto ilustrim

Me rastin e mbajtjes së referendumit më 30 shtator në Maqedoni, për marrëveshjen me Greqinë, deri tek organizata Civil kanë arritur dhjetëra paraqitje për problemet me listën zgjedhore.

Nga kjo organizatë thonë se problemet e vjetra me Listën Zgjedhore janë akoma evidente. Sipas tyre, votuesit fantom akoma janë të pranishëm në listë për të votuar.

“Problemet e vjetra, edhe përkundër premtimeve të politikanëve dhe KSHZ-së, akoma janë evidente. Kemi marrur thirrje se personat e vdekur akoma figurojnë në Listën Zgjedhore”, thonë nga Civil.

Ata thonë se qytetarët të cilët kanë denoncuar probleme të tilla në KSHZ, nga atje janë udhëzuar që të drejtohen tek Ministria e Punëve të Brendshme.

“Qytetarët përsëri e dëgjojnë këngën e vjetër: çdo herë dikush tjetër është fajtor”. Ju bëjmë thirrje institucioneve që të zgjidhin rastet të cilat janë paraqitur nga qytetarët”, theksojnë nga Civil.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat