Debati për Kosovën, Daçiq kritikon Maqedoninë

Maqedonia

Debati për Kosovën, Daçiq kritikon Maqedoninë

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 15:33
Ivica Daçiq

Propozimi për ndarjen e territorit të Kosovës ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve është shprehje e vullnetit për gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi për Kosovën dhe nuk duhet interpretuar si dobësi, ka thënë sot në Beograd shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq. Ai ka shtuar se madje se ndarjen e sheh si zgjidhjen e vetme për Kosovën.

Si nuk kanë turp ata që flasin se nuk duhet të ketë tash ndryshim kufijsh, ata që na kanë bombarduar ne, për të rrënuar kufijtë tanë? Si nuk keni turp, hipokritë? Kjo vlen edhe për Maqedoninë, e cila e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe tash thotë se nuk ka ndryshim kufijsh”, deklaroi Ivica Daçiq, Ministër i Jashtëm i Serbisë.

Nga ana tjetër Komisioni Evropian vlerëson se zgjidhje e përhershme nënkupton një zgjidhje realiste, e qëndrueshme dhe e mundshme, në pajtueshmëri me të drejtën ndërkombëtare, e mbi të cilën Prishtina dhe Beogradi duhet të kenë pajtueshmëri.

I pyetur nëse Komisioni Evropian mbështet qëndrimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për ndarje ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë, zëdhënësi i KE-së Karlos Martin ka thënë se gjatë takimit të nivelit të lartë, Vuçiq dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kanë pasur “bisedime intenzive dhe produktive mbi kornizën e marrëveshjes për normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe se janë pajtuar për intensifikimin e punëve’. Martin ka shtuar gjithashtu se më 18 korrik, “Vuçiq dhe Thaçi kanë shqyrtuar përparimin e arritur dhe janë pajtuar të takohen sërish në fillim të shtatorit”.

“Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për synim ka nxitjen e arritjes së një bashkëpunimi të përhershëm mes të dyja palëve dhe t’ju ndihmojë atyre të arrijnë përparim në rrugën e tyre drejt Evropës”, ka thënë zëdhënësi i Komisioni Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat