Maqedoni, interesim jashtëzakonisht i ulët nga diaspora për referendumin e 30 shtatorit

Maqedonia

Maqedoni, interesim jashtëzakonisht i ulët nga diaspora për referendumin e 30 shtatorit

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 19:57
Ilustrim

Vetëm 19 shtetas të Maqedonisë të cilët janë me qëndrim të përhershëm ose me punë të përkohshme jashtë vendit janë paraqitur gjatë ditës së parë të regjistrimit nëpërmjet aplikimit në web-faqen e Komisionit Shtetëror Zgjedhor për të drejtën e tyre për votë në referendum. Në qoftë se paraqitja e diasporës në listën e votuesve për referendum vazhdon me këtë dinamikë, pa rritje të dukshme, deri në datën përfundimtare për paraqitje më 23 gusht, kjo mundësi do të shfrytëzohej prej rreth 300 mërgimtarëve.

Mërgimtarët sipas përvojave të deritanishme, edhe përkundër ftesave të vazhdueshme nga zyrtarë shtetërorë, deri më tani nuk kanë treguar reagim pozitiv për shfrytëzimin e të drejtës së tyre për votë gjatë zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, e drejtë që iu takon në bazë të Rregullores për zgjedhje të RM-së.

Referendumi vjen në një periudhë mjaft delikate pasi që gatise tridhjetë përfaqësi diplomatike dhe konzulate të Maqedonisë aktualisht janë pa ambasadorë dhe konsuj. KSHZ do të hapë vendvotime në të gjitha përfaqësitë diplomatike ku për votim do të regjistrohen mbi 10 shtetas të Maqedonisë, ndërsa në vendet ku do të ketë mbi 1.000 regjistrime do të hapen edhe vendvotime shtesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat