LSDM: OBRM-PDUKM-ja ende nuk ka qëndrim të qartë rreth të ardhmes së shtetit

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM-ja ende nuk ka qëndrim të qartë rreth të ardhmes së shtetit

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 10:53
OBRM-PDUKM

Nëpërmjet një kumtese LSDM-ja ka thënë se “Hristijan Mickoski dhe OBRM-PDUKM-ja ende nuk janë sqaruar rreth referendumit, dhe ende nuk deklarohen për çka janë”.

“Për çështjen më të rëndësishme për të ardhmen e shtetit, për çështjen më të rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve, OBRM-PDUKM-ja ende nuk ka qëndrim të qartë”, thonë nga LSDM-ja duke shtuar se nëse pranohej amnistia që kërkohej nga OBRM-PDUKM-ja, kjo partia do ta përkrahte këtë marrëveshje.

Ata shtojnë se Maqedonia nuk ka alternativë përveç, si thonë ata, anëtarësimi në NATO dhe BE. Sipas LSDM-së këto janë interesat më madhore strategjike kombëtare dhe shtetërore, dhe nëse partia OBRM-PDUKM ka ndonjë alternativë tjetër le ta thonë.

“A ka ndonjë plan OBRM-ODUKM-ja? Qytetarët dhe të gjitha forcat progresive të cilët u bashkuan rreth të ardhmes së vendit nuk do të lejojnë sjellje të papërgjegjshme të Mickoskit që ta kthejë Maqedoninë në një izolim të ri”, kumtojnë nga LSDM-ja duke shtuar se me 30 shtator, qytetarët do të zgjedhin të ardhmen dhe anëtarësimin në NATO dhe BE me identitet maqedonas të përforcuar dhe të ruajtur.

Sipas LSDM-së qytetarët do të thonë po për të ardhmen e Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat