Fushatë për të drejta të barabarta të romëve në Kërçovë

Maqedonia

Fushatë për të drejta të barabarta të romëve në Kërçovë

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 18:55
Kërçovë

Projekti “Nga aksioni deri në të drejta të barabarta për romët” e zbatuar nga Asociacioni për Zhvillim Demokratik të Romëve – Tetovë, në partneritet me grupin për të drejta minoritare nga Londra, Shoqata për zhvillim dhe integrim të të rinjve rom dhe rome “Rilindja” nga Kërçova, sot para pllajës të hotelit “Arabela” organizuan fushatë lokale.

Kryetari dhe koordinatori i OJQ “Rilindja” nga Kërçova Emin Mamudoski, tha se përmes kësaj fushate promovohet kultura rome, por edhe të dërgohet apel deri tek institucionet për ndalimin e diskriminimit dhe të nxit bashkëpunim të organizatave jo-qeveritare rome dhe qytetarëve të kësaj bashkësie.

“Dërguam mesazh ndaj të gjithë strukturave relative nga fusha e arsimit, shëndetësisë, mbrojtjes sociale, strehimit dhe të tjera, përmes kontakteve direkte, përfaqësues nga etnia jonë të marrin përkrahjen për mbroje dhe ndryshim të legjislativës jo funksionale” tha Mamudoski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat