17 vjetori i marrëveshjes së Ohrit

Maqedonia

17 vjetori i marrëveshjes së Ohrit

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 10:26
Marrëveshja e Ohrit

Më 13 gusht, para 17 viteve, u nënshkrua marrëveshja e Ohrit ku u vendos fund konfliktit disa mujor në Maqedoni në vitin 2001.

Marrëveshjen e Ohrit e nënshkruan Kryetari i atëhershëm Boris Trajkovski, Kryeministri i atëhershëm dhe Kryetari i OBRM-PDUKM-së Lubço Georgievski dhe Kryetarët e LSDM-së Branko Crvenkovski, i PDSH-së Arbën Xhaferi dhe ai i PPD-së Imer Imeri. Si garanci, dokumentin e nënshkruan edhe përfaqësuesit special të BE-së dhe ShBA-ve Francua Lethoar dhe James Pardew.

Marrëveshja e Ohrit kishte përkrahjen e faktorit ndërkombëtar dhe pjesës më të madhe të partive politike shqiptare dhe maqedonase, si e mundësi për zhvillimin e shtetit.

Më shumë se 130 ligje, ndryshime dhe plotësime zakonore janë miratuar gjatë viteve të kaluara për implementimin e marrëveshjes së Ohrit, ku pjesa më e madhe janë ligje për mos-diskriminim dhe përfaqësim të barabartë apo 59, 40 janë në sferë e identitetit, kulturës, arsimit dhe decentralizimit të Qeverisë.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në mars të këtij viti me 64 vota voto “për”, pa asnjë kundër dhe asnjë abstenim e solli Ligjin për gjuhët.

Me Ligjin e gjuhëve parashihet në të gjitha organet shtetërore të Republikës së Maqedonisë, institucione qendrore, ndërmarrje publike, agjenci, drejtori, ente dhe organizata, komisione, persona juridik t cilët kryejnë autorizime publike, gjuhë zyrtare përveç gjuhës maqedonase do të jetë edhe gjuha që e flasin 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë (gjuha shqipe).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat