Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit ka pasur shumë kundërshtarë

Maqedonia

Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit ka pasur shumë kundërshtarë

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 13:13
Ali Ahmeti

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, sot në panel diskutimin për shënimin e 17-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit “Rruga në Bruksel, përmes Ohrit”, tha se ka pasur shtete që kanë qenë kundër stabilitetit të Maqedonisë dhe kundërshtarë të Marrëveshjes së Ohrit.

Ai tha se me integrimet e Maqedonisë në organizatat euroatlantike, Evropa do të bëhet më e fortë.

“Marrëveshja e Ohrit ka pasur shumë kundërshtarë, që nuk kanë dashur kjo marrëveshje të realizohet dhe materializohet. Ka pasur edhe shtet që kanë dashur që vendi jonë të mos shkojë përpara, por forcat progresive kanë fituar. Nuk ishte e lehtë. Kemi nënshkruar marrëveshje me Bullgarinë, me Greqinë. Kemi edhe hapin e fundit për referendumit dhe është moment që duhet ta mbështesim të gjithë. Pasi paqja dhe stabiliteti janë për të gjithë. Unë nuk mendoj se duhet të shkohet në drejtim që referendumi mos të ketë sukses. Ne do të angazhohemi me gjitha kapacitet që niveli i organizimit të jetë sa më i madh”, tha mes tjerash Ahmeti.

Përndryshe, në këtë panel diskutimi pjesëmarrës është edhe kryeministri Zoran Zaev dhe funksionarë tjerë shtetërorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat