Çka përmban kapitulli i 12-të i procesit të skriningut të BE-së në Maqedoni?

Maqedonia

Çka përmban kapitulli i 12-të i procesit të skriningut të BE-së në Maqedoni?

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 13:42
Maqedoni

Në Maqedoni ekziston optimizëm për anëtarësim në institucionet euro-atlantike, në BE dhe në NATO.

Procesi i skriningut për Maqedoninë do të thotë shumë punë ku do të duhet të kyçen shumë institucione vendore dhe organizata jo-qeveritare që kanë përvojë në këtë proces nga vizitat e punës nëpër vendet evropiane.

Procesi i skriningut, sipas faqes zyrtare të Komisionit Evropian, zyrës për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë, do të thotë “Ngjizje të planeve dhe ligjeve për integrim në BE të vendeve që tentojnë anëtarësimin”

I gjithë procesi i skriningut ka 35 kapituj të cilat duhet të kalohen me shumë kujdes thuajse nëpër të gjithë institucionet dhe drejtoritë e shtetit.

Kapitulli i 12-të: Siguria e ushqimit, veterinaria dhe rregullat fitosanitare

Siguria, pastërtia dhe të rregullat gjatë përgatitjes së ushqimit dhe rregullat për veterinari janë të rëndësishme për gjithë Bashkimin Evropian. Procesi i skriningut në këtë fushë duhet të jetë shumë i rëndë për kompanitë dhe të gjitha subjektet që prodhojnë, shesin dhe ri-prodhojnë ushqimet . Rregullat strikte në shërimin dhe mirëmbajtjen e kafshëve dhe ushqimit të kafshëve janë gjithashtu të përfshira në këtë kapitull. Prejardhja e ushqimit dhe afati duhet të jenë të shënuara në çdo ushqim, me apo pa paketim. Lënda e parë, farat e ushqimeve patjetër duhet të jenë me prejardhje të deklaruar në ushqimin e ekspozuar në treg, për të anashkaluar përmbajtje me ndryshime gjenetike apo dëmtime tjera.

Telegrafi Maqedoni në ditët në vazhdim do t’ju sjell harmonizimi e ligjeve të Maqedonisë, pas procesit të skriningut në vend, sipas çdo kapitulli. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat