Shkarkohet nga detyra drejtori i BSP-së, Laze Vellkovski

Maqedonia

Shkarkohet nga detyra drejtori i BSP-së, Laze Vellkovski

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 17:42
Llaze Velkovski

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme qeveritare vendosi që të shkarkojë nga detyra drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Llaze Velkovskin.

Ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë vendin e tij, tash për tash BSP-në do ta udhëheq zëvendës drejtori Besir Deari.

Vellkovski shkarkohet nga detyra pas skandalit me keqpërdorimin e makinës zyrtare të MPB-së ku vajza e tij me makinën zyrtare shkoi në pushime në Greqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat