DAP nuk do të shfrytëzojë të dhënat për shumën e llogarisë së transaksioneve

Maqedonia

DAP nuk do të shfrytëzojë të dhënat për shumën e llogarisë së transaksioneve

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 13:58
Foto ilustrim

Për tatimin e paraqitur të shumës vjetore absolutisht është irelevante që të shfrytëzojmë shumën e transaksioneve të llogarisë, mënyrën e përdorimit, gjendjen e llogarisë dhe rreptësisht i demantojmë kë pohime, thonë nga DAP.

Gjithashtu, nga atje konfirmojnë se në përputhje me udhëzimet nga Drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ato kanë përgatitur propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Drejtorin e të Ardhurave Publike, dispozitat e të cilit përfshijnë kornizën për rrjedhën e këtyre të dhënave, përmbajtjen e tyre, dinamikën e dorëzimit, si dhe standardet për sigurinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve, ndërsa në fushën e harmonizimit të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

DAP i ka të dhënat për të hyrat në vend, por kanë ngelur ndryshimet ligjore për marrjen e të dhënave për të hyra të bëra jashtë shtetit, të hyrat e të cilave qytetarët vetë i kanë paraqitur si shtojcë e tatimit vjetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat