10.000 qytetarë të Maqedonisë do të mund të mbesin pa sigurim shëndetësor

Maqedonia

10.000 qytetarë të Maqedonisë do të mund të mbesin pa sigurim shëndetësor

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 19:44
Ilustrim

Rreth 10.000 qytetarët rrezikojnë të mbesin pa mjek amë. Arsyeja është sepse mjekët amë janë pensionuar, apo së shpejti pritet që të pensionohen, ndërsa Shtëpia Mjekësore Shkup nuk cakton tender për koncesionar.

Për një periudhë të shkurtër kohore në dy poliklinika në Shkup tre mjekë amë u pensionuan. Më së voni deri në gjashtë muaj pensionohet edhe një mjek amë. Më pastaj dy mjekët amë janë të një komune, Komuna e Gjorçe Petrovit, ndërsa kanë pasur rreth 7000 pacientë. Që të mos vij situata ku 10.000 qytetarët mbesin pa sigurim shëndetësor duhet të respektohet Ligji për mbrojtje shëndetësore.

Ligji parashikon procedurë për shpërndarjen e koncesionit për ndonjë që ta kryejë veprimtarinë e mjekut amë që të fillojë tre muaj para ditës së pensionimit të mjekut amë. Në rastin konkret drejtori i Shtëpisë Mjekësore Shkup dhe Këshilli Drejtues i këtij institucione duhej që të ndjekin se kush pensionohet ndërsa Këshilli Drejtues të sjell vendim për tender për koncesionar apo qira-kërkues.

“Kompetentët duhet ta ndjekin situatën që sipas të dhënave që i kemi së shpejti do të pensionohen edhe disa mjekë amë të moshës 67 vjeçare, gjegjësisht është shfrytëzuar edhe vazhdimi”, komentojnë burime që vinë nga bota e mjekësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat