Dy fëmijë të mitur janë lënduar në dy aksidente në Delçevë

Maqedonia

Dy fëmijë të mitur janë lënduar në dy aksidente në Delçevë

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 20:10
Ilustrim

Dy raste të aksidenteve ndodhën sot pasdite në Delçevë dhe në të dyja rastet janë lënduar fëmijë të mitur. Në rastin e parë një djalë, duke kaluar rrugën ka qenë i goditur nga automjeti me tabela të Koçanit dhe me lëndime të lehta është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Delçevë. Në rastin tjetër, një djalë i fshatit Trabotivishte tash për tash nga arsye të panjohura ka ra nga druri me çka menjëherë është dërguar në ambulancën e Delçevës.

Drejtoresha e Spitalit Marija Gligorovska vërtetoi të dy rastet. Siç informoi fëmijëve ju bëhet kontrolle të rendgenit për shkak të vërtetimit të gjendjes dhe do të dërgohen në Qendrën Mjekësore në Shtip. Tash për tash fëmijët janë në gjendje stabile me lëndime më të lehta.

Kumtesë zyrtare për aksidentin, nga policia e Delçevës thanë se do të ketë  pas sigurimit të të gjitha informacione të nevojshme për hetim të plotë të rastit të padëshiruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat