Muaremi: Hetojmë keqpërdorime të mëdha nga investuesit e jashtëm në Maqedoni

Maqedonia

Muaremi: Hetojmë keqpërdorime të mëdha nga investuesit e jashtëm në Maqedoni

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 09:37
Arafat Muaremi

Njeriu i parë i Policisë Financiare Arafat Muaremi, thotë se një investim i madh i jashtëm, që akoma punon në vend është nën llupën e institucionit që ai drejton. Muaremi në një intervistë për Faktor, thotë se për këtë rast do të dëshmojnë se një pjesë e investitorëve kanë ardhur në vend vetëm për të marrë para nga buxheti.

Ai thotë se sa krim është bërë dhe sa është dëmi në buxhetin e shtetit, së shpejti do të mësohet. Sipas tij, investitorët janë futur në një luftë energjike me funksionarë të cilët “thithin” buxhetin e shtetit dhe të cilët janë të zhytur në raste kriminale.

“Në numra nuk mund të flas, por për një kohë të shkurtë do të dalim edhe me një rast, i cili si investim është me shuma të mëdha. Pas përfundimit të hetimeve do të bindeni se ka edhe investime të huaja të cilat vijnë me një qëllim – sa më shumë të fitojnë para nga buxheti i shtetit dhe fonde tjera dhe të largohen nga Maqedonia”, tha Muaremi.

Muharemi ka qenë prokuror në Prokurorinë Speciale, prej ku u largua vetë që të kthehet në Drejtorinë e Policisë Financiare, ku ka qenë për shumë vite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat