Petrovski: Mundemi edhe pa BE-në dhe NATO-n

Maqedonia

Petrovski: Mundemi edhe pa BE-në dhe NATO-n

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 10:28
Filip Petrovski

Filip Petrovski nga Fraksioni Demokratik i OBRM-PDUKM-së në intervistë për “Kanal 5”, thotë se në referendumin e 30 shtatorit për marrëveshjen me Greqinë, “për” do të votojnë 600 deri 700 mijë qytetarë. Ai thotë se referendumi duhet të bojkotohet.

“Kjo është kompleks, dhe duhet të bojkotohet për shkak se nuk ka census nuk bëhet fjalë për besim por bëhet fjalë për një konglomerat të cilën e ka bërë Zoran Zaev, me principet e antimaqedonizmit dhe prandaj ka të tërë infrastrukturën e tij partiake dhe ka edhe të gjitha votat e shqiptarëve dhe disa minoritetve tjera” tha Petrovski duke u përgjigjur në pyetjen se përse ka bërë zgjedhjen për bojkot të referendumit.

Ai gjithashtu tha se nuk i beson Zaevit se do të jap dorëheqje nëse referendumi del i pasuksesshëm, për shkak se sipas tij, Zaev i humbi zgjedhjet parlamentare dhe nuk dha dorëheqje. Petrovski shtoi se në Maqedoni më e logjikshme është të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare se sa referendum.

Për marrëveshjen me Greqinë ai tha se: “Maqedonia nuk duhet ta ndryshoj emrin kushtetues, Greqia mund të na quaj si të dojë”.

Në pyetjen e gazetarit se a mundet Maqedonia pa BE dhe NATO të zhvillohemi ekonomik, Petrovski tha se “absolutuisht është e mundur. Maqedonia së pari ushtarakisht duhet të jetë neutrale. Maqedonia nuk ka armë të forta që mund të jetë e rrezikshme për vendet e rajonit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat