OBRM-PDUKM: Shfuqizimi i fluturimeve të lira, dëmton të rinjtë

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Shfuqizimi i fluturimeve të lira, dëmton të rinjtë

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 14:38
OBRM-PDUKM

Tomi Kepevski nga OBRM-PDUKM sot në konferencë për shtyp tha se pushteti po godet xhepin e të rinjve. Sipas tyre, shfuqizimi i biletave të lira është dëm i drejtpërdrejtë ndaj të rinjve.

“LSDM premtoi kushte më të mira për të rinjtë, ndërsa gjithë ajo që bëjnë është të kthejnë shtetin në të kaluarën. Në vend që qeveria të motivojë për destinacione të reja, ajo kërkon mënyra për të ndaluar ato ekzistuese”, tha Kepevski.

Ai shtoi se kompania Wizz Air gjatë një viti ka bartur mbi 1 milionë udhëtar në Maqedoni, me çmime të lira dhe se ndalimi i disa destinacioneve është në dëm të qytetarëve.

“Të rinjtë nga ky pushtet për më shumë se një vit kanë parë vetëm ngecje. Pushteti nuk ka bërë asnjë projekt për të rinjtë, gjithë ato që i premtoi nuk i ka përmbushur”, tha në fund Kepevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat