Shfuqizimi i bllokadës ruse pas hetimeve fitosanitare në Maqedoni

Maqedonia

Shfuqizimi i bllokadës ruse pas hetimeve fitosanitare në Maqedoni

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Rusia do të ta shfuqizoj ndalesën kohore për eksport të pjeshkave nga Maqedonia pasi që të marr raport për hetimit dhe masat e mara fitosanitare. Raportin duhet ta përgatisin organet kompetente nga vendi dhe duhet të duhet të jenë të pranueshme nga organet kompetente të Federatës Ruse.

Drejtoria fitosanitare e Maqedonisë vetëm se përgatit dezinfektimin e depove dhe plantacioneve kulturore nga ana prodhueseve dhe distributorëve në rast që të konfirmohet prani e pesticideve “monilinia fruktikola”.

Sot një grup nga Ministria për Bujqësisë në ambasadën e Rusisë realizoi takim me zv. ambasadorin Konstatin Bersenec. Siç u tha në takim, siç thonë nga Ministria e Bujqësisë, të dyja palët janë dakorduar që të gjendet zgjidhje për ndalimin kohor për eksport.

“Përfaqësuesit nga Ministria i treguan masat e mara nga ana e organeve kompetente javën e kaluar, mes të cilave: kontrollimi i depove dhe pikave të blerjes, si dhe fuqizimi i inspektimit fitosanitar në rajonin e Kavadarit dhe Negotinës, marrjen e mostrave të dyshuara me qëllim të identifikimit të dëmtimit të organizmit dëmtues në territorin e Maqedonisë”, njoftojnë nga Ministria e Bujqësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat