Derkovski: S’është ideale, por nuk ka fantomë në Listën Zgjedhore - Bota Sot
Derkovski: S’është ideale, por nuk ka fantomë në Listën Zgjedhore

Maqedonia

E mërkurë, 26 shtator 2018

Derkovski: S’është ideale, por nuk ka fantomë në Listën Zgjedhore

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 19:00
Kryetar i KSHZ-së, Oliver Derkoski

Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski sot deklaroi se nuk ka fantomë në Listën zgjedhore, e cila sipas tij, është kategori dinamike dhe asnjëherë nuk do të jetë në mënyrë ideale e pastër, sepse në listë ndodhen persona të cilët ndërrojnë në baza ditore.

“Ju bindë se nuk ka fantomë në Listën zgjedhore. Kjo ishte terminologji që përdorej gjatë viteve të kaluara, sipas të gjitha gjasave për arsye të tjera. Nuk ka persona të tillë në LZ, ka situata”, thotë Derkovski.

Ai ceki disa shembujdhe atë në një rrugë të njejtë, në një numër kur ka më shumë shtëpi, e ato më shpesh janë lagje ku ka ndërtime pa leje që ende nuk e kanë rregulluar statusin e objektit legal.

“Në atë rast, për t’u dalë në ndihmë apo për t’iu mundësuar të prëfitohen me dokumente të caktuara personale dhe të realizojnë ndonjë të drejtë si qytetarë, në MPB nën adresë të njejtë regjistrojnë qindra njerëz. Dhe prandaj ju kur të kërkoni në ueb faqen tonë në adresë të caktuar ju dalin 100 e më shumë persona”, thotë Derkovski.

Shtoi se ka ndryshim të mbiemrave për shkak të statusit martesor, dhe ndryshim të rrugëve të reja etj.

Gjendja në Listën zgjedhore, thotë ai, ndërlidhet me numrin e shtetësive. Republika e Maqedonisë, siç tha, ka dhënë rreth 2.4600.000 shtetësi dhe kur të nxirret numri i personave të mitur, atëherë merret numri faktik në Listën zgjedhore, tha Derkovski.

Kryetari i KSHZ-së informoi edhe për takimin e sotëm që anëtarët e kanë pasur me kryeministrin Zoran Zaev ku është konstatuar se duhet të zhvillohet bashkëpunim mes Qeverisë dhe KSHZ-së në drejtim të mundësimit të kushteve për pajisje teknike dhe tjetër që nevojitet, me qëllim të organizimit të drejtë të referendumit.

“Hasëm në mirëkuptim nga Qeveria dhe se do të na mundësojnë të gjitha kushtet e nevojshme”, tha kryetari i KSHZ-së, transmeton MIA.

Ai i informoi gazetarët se kanë pasur takime me përfaqësues të BNJVL-së, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, të cilët i ka informuar se për momentin në vend ka vetëm shtatë persona përkohësisht të zhvendosur, si dhe se gjatë bashkëpunimit me MPB-në po punohet në zgjidhje të problemit me letërnjoftimet për 300 të burgosur. Dje, për letërnjoftim janë fotografuar 150 të burgosur dhe kur do t’i marrin dokumentet e veta, ata do të vendosen në Listën zgjedhore.

Derkovski gjithashtu tha se anëtarët e Komisionit nuk kanë pasur takim me përfaqësues të Kuvendit përveç kontaktit të parë pas zgjedhjes së tyre.

“Nuk dëshirojmë të përzihemi në kompetencat dhe vendimet e Kuvendit”, tha Derkovski.

Deri më sot në mesditë, 2.658 qytetarë i kanë kontrolluar të dhënat e tyre në Listën zgjedhore në zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), përderisa përmes ueb faqes së Komisionit përkatësisht në mënyrë elektronike, atë e kanë bërë 11.481 qytetarë.

Në mbledhjen e sotme të KSHZ-së u potencua se kontrolli, që zgjatë deri më 23 gusht në mesnatë, po zhvillohet pa probleme.

Paralelisht po rrjedhë edhe paraqitja e mërgimtarëve për votimin në referendum. Deri më sot, gjithashtu në mesditë, për t’u deklaruar në Përfaqësitë tona Diplomatike Konsullare janë paraqitur 1,112 shtetas të Maqedonisë. Prej tyre 1.088 janë pranuar. Në mesin e PDK ku ka më shumë të paraqitur janë Berna – 87, Vjena 69, Londra, Berlini…

Kryetari i KSHZ-së Derkovski theksoi se tani për tani, në krahasim me zgjedhjet parlamentare, ka tempo më të ulët të paraqitjeve të shtetasve të Maqedonisë jashtë vendit për referendumin, por shfaqi shpresë se deri në përfundim të paraqitjes më 23 gusht kjo do të ndryshojë.

Në mbledhjen e KSHZ-së u plotësuan vende të zbrazëta në komisionet komunale zgjedhore, u miratuan autorizimet për vëzhgim të referendumit për Asociacionin qytetar MOST dhe Fondacionin ndërkombëtar për sisteme zgjedhore IFES. KSHZ gjithashtu solli vendim për miratimin e mjeteve për marrje të hapësirave me qira në 500 deri 600 mjedise rurale ku do të zhvillohej deklarimi për referendumin dhe ku Komisioni nuk ka hapësira të veta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test