Komuna e Ohrit u bën thirrje qytetarëve që t’i lajmërojnë dëmet e shkaktuara nga moti i keq

Maqedonia

Komuna e Ohrit u bën thirrje qytetarëve që t’i lajmërojnë dëmet e shkaktuara nga moti i keq

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 22:27
Dëmet në Ohër

Komuna e Ohrit u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të informojnë në të gjitha lokacionet ku ka nevojë për ndihmë dhe kanë më shumë ngelje të ujit ose dëmtime të mëdha për të qenë në gjendje të reagojnë urgjentisht. Qytetarët mund të raportojnë në Qendrën e Menaxhimit të Krizave në numrin e telefonit 195.

Nga Komuna thonë se pas stuhisë që goditi qytetin sot pasdite, ekipet e NP “Ohridski Komunalec” dolën në terren për të pastruar dhe riparuar dëmet.

Më shumë qytete në vend u sot pasdite u kapluan nga moti i keq, ndërsa më shumë e shi deri në orën 16:00 ka rënë në Ohër, ku janë matur 28 litra për metër katror. Moti i keq që filloi diku pas orës 14:30 solli një shi të rëndë, breshër, stuhi dhe erë të fortë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat