MASh i ka plotësuar obligimet për pagesën e rrogës së korrikut për arsimtarët

Maqedonia

MASh i ka plotësuar obligimet për pagesën e rrogës së korrikut për arsimtarët

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 15:56
Ilustrim

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) kumtoi që kur Sindikata e Pavarur për Arsim dhe Shkencë reagoi për vonesë të rrogës së muajit korrik për punëtorët e arsimit duke thënë se “Rrogat e të punësuarve nëpër shkollat e mesme tashmë janë në llogaritë bankare të tyre, derisa rrogat e të punësuarve në shkollat fillore, Ministria e Arsimit dhe Shkencës gjithashtu i zbatoi të gjitha procedurat e nevojitura”.

“Siç është e vërtetuar në ligjet përkatëse, Ministria e Arsimit dhe Shkencës i dërgoi të gjitha dokumentet e nevojitura për pagesën e rrogave deri tek Ministria e Financave, ku morëm informacion se gjithçka është përgatitur për realizimin e rrogave të të punësuarve në shkollat fillore. Tashmë mbetet që shkollat t’i vazhdojnë procedurat e mëtutjeshme për transfer financiar, kështu që rrogat e të punësuarve do të shpërndahen në llogaritë e tyre bankare”, kumton MASh.

Në kumtesë MASh-i thotë se e ndan brengën e të gjithë të punësuarve dhe për secilin problem në fushën e arsimit.

“Bëjmë gjithçka që mundemi për t’i heq anash problemet dhe ta përmirësojmë situatën në raport me rrogat e tyre. Arsimtarët dhe të punësuarit në arsim janë kategoria e cila metë vërtetë meriton vëmendje, jo vetëm nga ne, si Ministri, por nga të gjithë, MASh bën përpjekje jo vetëm që t’i ik vonesës, por në të ardhmen të rriten rrogat për të punësuarit e shkollave të mesme dhe fillore”, shkruhet në kumtesën e MASh-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat