Aksion për pastrim në Komunën e Çairit në prag të Kurban Bajramit dhe fillimit të vitit shkollor - Bota Sot
Aksion për pastrim në Komunën e Çairit në prag të Kurban Bajramit dhe fillimit të vitit shkollor

Maqedonia

E premte, 21 shtator 2018

Aksion për pastrim në Komunën e Çairit në prag të Kurban Bajramit dhe fillimit të vitit shkollor

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 16:31
Visar Ganiu

Për herë të tretë Komuna e Çairit, Ndërmarrja Publike "Higjiena Komunale" dhe Ndërmarrja Publike "Parqet dhe gjelbërimet" janë mobilizuar për të ngritur nivelin e pastërtisë publike në territorin e Komunës së Çairit, kësaj radhe në prag të festës së Kurban Bajramit dhe fillimit të vitit të ri shkollor.

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu së bashku me drejtorin e NP "Higjiena Komunale" Abdusamed Shabani dhe përfaqësues të NP "Parqet dhe gjelbërimet" inspektuan sot në terren punën e 60-të punëtorëve të NP "Higjiena Komunale", 50-të të NP "Parqet dhe gjelbërimet" dhe 40 punëtorëve të angazhuar të Komunës së Çairit, të cilët nga dita e enjte me makinerinë e nevojshme të pastrimit po vërshojnë territorin e Komunës Çair për atmosferë festive në ambient më të pastër.

Nga Komuna Çair njoftojnë se Aksioni do të zgjasë deri ditën e hënë. 

"Ky aksion në radhë të parë ka parasysh pastrimin e pikave kritike ku krijohen deponi mbeturinash siç janë këto lokacione: Teqja në Dyqanxhik, Kurshumli Han, ish hapësira e Higjienës Komunale, lagja Topanë, hapësira afër SH.F. "Kongresi i Manastirit, si dhe deponitë e krijuara në Çarshinë e Vjetër dhe përgjatë rrugës së njohur si Rruga e Plastikave. Poashtu institucionet apelojnë deri te të gjithë personat fizik dhe juridik që të mos bëjnë ndotjen e ambientit jetësor pasi do të shqiptohen dënime rigoroze pas monitorimit që do të bëjnë eko patrullat", qëndron në kumtesën e Komunës së Çairit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test