Ministria e Shëndetësisë: OBRM-PDUKM-ja akuzon rrejshëm për donacionin e barnave me afat të shkurtë

Maqedonia

Ministria e Shëndetësisë: OBRM-PDUKM-ja akuzon rrejshëm për donacionin e barnave me afat të shkurtë

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 17:09
Venko Filipçe

Reagon Ministria e Shëndetësisë ndaj akuzave të zëdhënësit të partisë opozitare maqedonase Naum Stoilkovski duke demantuar akuzat për donacionin e barnave me afat të shkurtër nga organizatë jo qeveritare në pronësi të Ministrit Venko Filipçe.

“Shpërndarja e lajmeve të rreme dhe propaganda nga ana e OBRM-PDUKM-së dhe zëdhënësve të tyre me qëllim që ta zbehin punën e Ministrit të Shëndetësisë dhe përpjekje për fitimin e pikëve politike ditore që janë të brengosur për shkak të drejtimit të suksesshëm të shëndetësisë në Maqedoni gjatë muajve të kaluar”, kumtojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ata shtojnë se organizata jo qeveritare “RMM-SEE”, ku pjesë e së cilës është edhe Ministri Filipçe dhe e cila përmendet në konferencën për shtyp nga disa zëdhënës, është pjesë e një organizate të madhe ndërkombëtare, e cila funksionon më shumë se një vit.

Në reagimin thuhet se spekulimi është i vrazhdë se tash apo kurdoherë në të kaluarën janë dhënë donacion barna dhe insulin nga ana e organizatës “RNM-SEE”, duke shtuar se donacioni i insulinës e cila përmendet në konferencë për shtyp është donacion direkt prej “Novo Nordisk”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat