Rrezikohen peshqit në Liqenin e Ohrit

Maqedonia

Rrezikohen peshqit në Liqenin e Ohrit

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 18:39
Ilustrim

Liqeni i Ohrit tashmë dy muaj është pa koncesionar, sepse atij të deritanishmit i është marrë leja.

Sipas njohësve të mirë, zgjedhja e koncesionerit të ardhshëm mund të zgjasë më shumë se gjysmë viti. Këtë periudhë të vakumit mund ta përdorin peshkatarët pa leje, gjë që mund ta përkeqësonte situatën e cila edhe ashtu është e keqe me fondin e peshqve në liqen, e cila edhe ashtu është e keqe, sidomos me troftën e Ohrit.

“Ky është një boshllëk i madh, që peshkojnë ilegalisht. Ata këtë edhe e presin, të hyjnë disi dhe të përdorin rrjetën në liqenin e Ohrit. Prandaj, Ministria e Bujqësisë dhe inspektorati duhet të mobilizohen dhe të bëjnë një plan për mbrojtjen dhe të organizohet, në mënyrë që peshqit që janë aktualisht të pranishëm në Ohër të mos shkatërrohen “, thotë Lazo Naumovski, Agronom Biolog.

Naumovski sugjeron që në të ardhmen menaxhimi i liqenit në vend që t’i jepet një biznesmeni privat, t’u jepet komunave të Ohrit dhe Strugës dhe atë vetëm për peshkim sportiv dhe turizëm, si e vetmja mënyrë që trofta të kthehet natyrshëm.

“Në sektorin privat në zonën e pellgut të Liqenit të Ohrit, ai që dëshiron të kultivojë troftën e Ohrit në basene t’i jepet peshk i ri nga Instituti Hidrobiologji-“, shton Lazo Naumovski.

Ministri i Bujqësisë Ljupço Nikolovski thotë se koncesioni u konfiskua për shkak të mos përmbushjes së disa detyrimeve ligjore. Ai njoftoi se në procedurë qeveritare ishte përzgjedhja e një koncesionari të ri, me kushte që do të lejonin kapjen e sasive më të vogla të specieve të rrezikuara të troftës dhe të belushkës/Alburnusit.

“Në këtë procedurë, ne bëmë ndryshime në pjesën e bazave të peshkimit së bashku me institucionet shkencore, në pjesën e mbrojtjes së belushkës/Alburnusit dhe troftës së Ohrit. Është e rëndësishme që në këtë periudhë kur nuk ka koncesioner, inspektorati po kryen punën e vet “, deklaroi Lupço Nikolovski, Ministër i Bujqësisë

Në periudhën e kaluar, Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë në Liqenin e Ohrit ka konfiskuar gjithsej 73 rrjeta peshkimi dhe 370 pjesë të belushkës/alburnusit. 13 persona të cilët u gjetën duke peshkuar pa leje do të duhet të paguajnë gjoba prej 500 euro.  Për një muaj pa një koncesionar do të mbetet edhe Liqeni i Dibrës. Koncesionari aktual Pepi Vinca thotë se për momentin situata me fondin e peshkimit është e mirë dhe se numri i peshkatarëve pa leje është reduktuar.

Edhe qytetarët e Dibrës kohët e fundit u organizuan në një iniciativë përmes së cilës kërkojnë që liqeni të mos jepet për peshkim ekonomik, por vetëm për peshkim sportiv. Thuhet që të rritet numri i peshqve do të duhet të paktën 6 vjet të mos ketë peshkim komercial. Së fundmi, rezervuarit Globoçicë pranë Strugës iu shtuan 40 kg ose 8.000 njësi trofte të re lumore dhe 1.700 njësi krapi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat