Spasovski: Hapim mundësi të reja për komunikimin e qytetarëve të të dyja shteteve

Maqedonia

Spasovski: Hapim mundësi të reja për komunikimin e qytetarëve të të dyja shteteve

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 16:46
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot bashkë me grup qytetarësh nga Komuna e Mavrovës-Rostushe përmes kalimit kufitar “Strezimir” të kufirit midis Maqedonisë dhe Kosovës i vizitoi qytetarët e vendit Restelicë të rajonit të Gorës.

“Vizitën e përbashkët në Komunën e Dragashit në Kosovë, ku jetojnë njerëz tanë me qytetarë nga Komuna e Mavrovës – Roshtushe, që e organizuam me Kryetarin e Komunës Medat Kurtovski është aktivitet shumë i rëndësishëm. Vizita në Restelicë hap mundësi të reja për korridore të reja për komunikimin e qytetarëve tanë nga të dy shtetet që është shumë e rëndësishme”, tha Ministri Oliver Spasovski.

Ai pas arriti në Komunën e Mavrovës në vendin Trinicë, tha se këtu është që ta tregojë rëndësinë e këtij rajoni.

“Të gjithë duhet të kontribuojmë që ky rajon të jetë i rëndësishëm dhe qytetarët ta fitojnë atë që e meritojnë, dhe bashkërisht ta zhvillojmë këtë pjesë”, shtoi Spasovski.

Në lidhje me sigurinë aktuale të sigurisë në Republikën e Maqedonisë, Ministri Spasovski tha se kemi gjendje stabile në shtet dhe se qytetarët nuk duhet të brengosen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat