Komisioni i Venecias: Bojkotimi i referendumit është e drejtë legjitime - Bota Sot
Komisioni i Venecias: Bojkotimi i referendumit është e drejtë legjitime

Maqedonia

E mërkurë, 26 shtator 2018

Komisioni i Venecias: Bojkotimi i referendumit është e drejtë legjitime

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 19:56
Komisioni i Venecias

Bojkotimi i referendumit është e drejtë demokratike për secilin qytetar, sipas Komisionit të Venecias. Sipas tyre mospasja e censusit në referendum është e barabartë me votë kundër. Derisa opinioni në Maqedoni plasohet se procesi rreth ndryshimeve kushtetuese do të vazhdojë në Kuvend nëse ka bojkotim të referendumit të 30 shtatorit – Në Kodeksin e Komisionit pranë Këshillit të Evropës nga viti 2007, thuhet ndryshe. Neni 51 në mënyrë konkrete shpjegon se çfarë do të thitë termi referendum i pasuksesshëm dhe si komentohen rezultatet e referendumit.

“Census për dalje do të thotë se, në interes më të mirë të atyre që janë kundër propozimit, është që të bojkotojnë, në vend se të votojnë kundër. Për shembull, nëse 48% e trupit votues është për porpozimin, 5% është kundër, pjesa e mbetur prej 47% e elektoratit planifikon të mos votojë, atëherë 5% e kundërshtarëve të propozimit duhet që në ditën e referendumit, të mos shfaqen në votime që të imponojnë pikëpamjet e tyre nga ata që janë për “po”, thuhet në Kodeskin e Komisionit të Venecias.

Para 14 viteve në fushatën e LSDM-së “Disa pyetje nuk meritojnë përgjigje” thirrej në bojkotim masiv në referendum për ndarjen territoriale.

“Në Maqedoni dhe jashtë saj ekzistojnë struktura të cilat nuk duan që ky shtet të jetë vend për të jetuar, që nuk i dëshirojnë Maqedonisë stabilizim final dhe që nuk duan që Maqedonia të arrijë tek prioritetet e saja strategjike”, tha Ministrja e Mbrojtjes Sheqerinska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test