Të mërkurën do të mbahet takimi koordinues i grupeve të deputetëve në Maqedoni

Maqedonia

Të mërkurën do të mbahet takimi koordinues i grupeve të deputetëve në Maqedoni

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 15:01
Kuvendi

Kuvendi i Maqedonisë sot filloi me punën e rregullt pas pushimeve edhe pse intensiteti pritet të rritet nga e mërkura për kur është caktuar takimi koordinues i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi me koordinatorët e grupeve të deputetëve.

Nga ky takim do të duhej të pritet përgjigje të pyetjes për rolin e Kuvendit në propagandën publike dhe aktivitete të tjera për referendumin më 30 shtator. Gjithashtu të mërkurën Qeveria në seancë do të vendosë lidhur me mjetet për referendumin.

Deputetët që sot ishin të pranishëm në Kuvend edhe nga shumica në pushtet dhe nga opozita, për AIM thanë se nuk dinë si do të zhvillohet fushata.

Nga OBRM-PDUKM-ja thonë se kanë ardhur për punë tjetër dhe për qëndrimin lidhur me referendumin e drejtuan në vendimet e organeve partiake, derisa nga LSDM-ja thanë se gjatë ditës do të mbahet konferencë partiake me këtë temë.

Në Kuvend sot seancë pati vetëm Komisioni për çështje ekonomike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat