NATO dorëzon planin me kushtet e anëtarësimit - Bota Sot
NATO dorëzon planin me kushtet e anëtarësimit

Maqedonia

E shtunë, 22 shtator 2018

NATO dorëzon planin me kushtet e anëtarësimit

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 22:28
Ilustrim

Qeveria e Shkupit ka marrë udhëzimet e NATO-s për të përmbushur në harkun kohor 18 mujor, siç u tha në Samitin e Aleancës të mbajtur më 11 dhe 12 korrik. Maqedonia duhet të përmbushë një sërë kushtesh politike, ekonomike, të sigurisë si dhe gjyqësorit dhe sukseset e vendit duhet të kurorëzohen deri në fund të prillit të vitit 2020. Në një dokument që i është dërguar institucioneve, të cilin Alsat e siguroi nga burimet e tij, për të gjitha ministritë ka detyra të shumta, por koordinimi i tyre do të bëhet nga një Këshill koordinues në nivel qeveritar e ministror, që pritet të kalojë në ekzekutiv ditët në vijim. Respektivisht, në dokumentin e dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ndër kushtet politike që vendi duhet t’i përbush theksohet:

vijimi i sundimit të ligjit dhe reformat në gjyqësor, përfshirë përforcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe ndërmarrja e hapave aktivë për përforcimin e përgjegjësisë për korrupsion dhe krimin e organizuar, përfshirë dhe në nivel të lartë.

Të shtohen përpjekjet për ndërtimin e shoqërisë funksionale multi-etnike të bazuar tërësisht në zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Zbatimi i plotë i të gjitha procedurave të brendshme lidhur me Marrëveshjen për zgjidhjen e çështjes së emrit është kusht për përfundimin me sukses të procesit të aderimit.

Llogaridhënie më e madhe dhe mbikëqyrje e përshtatshme mbi shërbimet e zbulimit dhe sigurisë. Zbatimin e rekomandimeve nga partnerët ndërkombëtarë dhe ligjet që u miratuan në dhjetor të 2017-s në këtë fushë.

Përveç çështjeve politike, në dokument theksohen edhe një sërë kushtesh në fushën e mbrojtjes dhe ushtrisë. Ndër të tjera nënvizohet nevoja që:

Të sigurohet se nuk ekzistojnë kufizime ligjore apo kushtetuese që mund të pengojnë operacionet kolektive të mbrojtjes, të rishqyrtohen procedurat e brendshme për dërgimin e forcave ushtarake jashtë shtetit.

Të sigurohet se të gjitha qëllimet strategjike për zhvillimin, transformimin dhe funksionalizimin e sistemit kombëtar të mbrojtjes dhe aftësitë janë në pajtueshmëri me anëtarësimin e ardhshëm në NATO.

Të fillojë zbatimi i planeve për ristrukturimin dhe modernizimin e forcave ushtarake në mënyrë që të arrihen kapacitetet ushtarake të planifikuara dhe zhvillimin e forcave më të afta, të disponueshme dhe qëndrueshme për të kontribuar në misionet e Aleancës.

Niveli i shpenzimeve në mbrojtje të jetë i qëndrueshëm dhe i mjaftueshëm për ristrukturimin dhe modernizimin e forcave ushtarake, në mënyrë që Aleancës ti ofrojë kontribut efikas etj.

Në kuadër të reformave të parashtruara nga NATO vendi duhet të përmbush edhe një sërë kushtesh nga fusha e sigurisë, çështje juridike si dhe resurset që përfshijnë procedurat për tenderë si dhe të sigurohet buxhet për financimin e përbashkët të programeve të Aleancës. Bisedimet mes Maqedonisë dhe NATO-së pritet të fillojnë muajin e ardhshëm ndërsa siç theksohet në dokument në bazë të përvojës së deritanishme mund të zgjasin deri në prill të vitit 2020, kur pritet finalizimi përmes ratifikimit nga vendet anëtare dhe nga Shkupi zyrtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test