Ministria e Mbrojtjes: OBRM-PDUKM të tregoj se a është për BE dhe NATO

Maqedonia

Ministria e Mbrojtjes: OBRM-PDUKM të tregoj se a është për BE dhe NATO

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 17:39
OBRM-PDUKM

Ministria për Mbrojtje ka dalur me një reagim pas akuzave nga partia opozitare OBRM-PDUKM se mijëra ushtarë disa javë nuk u është organizuar udhëtim dhe se janë të detyruar vetë të shkojnë deri në kazermat në të cilët punojnë.

Nga Ministri thonë se OBRM-PDUKM pafundësisht përsërit marrëveshje të dakorduara dhe se jep lajme të rrejshme, vetëm që të fshihet se nuk ka qëndrim për qëndrim për çështjet më strategjike dhe t’i mbuloj përplasjet e brendshme dhe pastrimet në parti.

“Partia duhet të sqarohet se a është afër qytetarëve në rrugën e Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s ku po e dërgon qeveria, ose është kundër këtij interesi strategjik të vendit dhe do t’i shtyj njerëzit mbrapa”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat