Prokuroria po ndjek gjitha informacionet për gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve të Janko Baçevit - Bota Sot
Prokuroria po ndjek gjitha informacionet për gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve të Janko Baçevit

Maqedonia

E shtunë, 22 shtator 2018

Prokuroria po ndjek gjitha informacionet për gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve të Janko Baçevit

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 19:38
Janko Baçevi

Prokuroria Themelore Publike njoftoi se është duke ndjekur të gjitha informacionet në lidhje me gjuhën e urrejtjes të shprehur nga partia politike “Maqedonia e Vetme” dhe nëse ekzistojnë elemente për vepër penale, do të ngrit procedurë.

PTHP për TV21 janë përgjigjur në lidhje me ofendimet ndaj shqiptarëve në Maqedoni, nga lideri i partisë “Maqedonia e Vetme”, Janko Baçev, i cili shqiptarët në gjuhën maqedonase i quajti “shiptari”.

“Mendoj se e shihni se ambasadori amerikan Jess Baily dhe partitë “shiptare” në Maqedoni kanë filluar të thonë hapur se do të ketë luftë”, tha Baçev para qeverisë, i cili dje publikisht kërkoi para nga buxheti i shtetit për financimin e fushatës së tyre kundër referendumit.

Ndërsa gjatë ditës së sotme ka reaguar edhe Qeveria e Maqedonisë, prej ku thanë se dënojnë gjuhën e urrejtjes së Janko Baçevit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test