Gjykimi për “Monstrën” vazhdon më 31 gusht, do të bëhen hetime mbi makinën e të akuzuarve

Maqedonia

Gjykimi për “Monstrën” vazhdon më 31 gusht, do të bëhen hetime mbi makinën e të akuzuarve

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 15:07
Pamje nga gjykimi

Gjykimi për rastin “Monstra” të Prokurorisë Speciale për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, do të vazhdojë më 31 gusht me marrjen në pyetje të dëshmitarit të mbrojtur nga ana e gjykatës.

Në seancën e sotme dëshmitari i mbrojtur u përgjigj në pyetjet e avokatëve të mbrojtjes, ndërsa në seancën e 22 gushtit u mor në pyetje nga ana e Prokurorisë Speciale.

Dëshmitari i mbrojtur, i cili dëshminë e tij e dha nga një hapësirë tjetër dhe me zë të montuar, disa herë tha se ka qenë në vendin e ngjarjes më 9, 10, 11, dhe 12 prill, ku ka parë një makinë “Golf 3” në disa lokacione të ndryshme, si dhe dy makina tjera.

I pyetur nëse në natën e vrasjes a ka qenë në vendin e ngjarjes, ai e pohoi këtë duke shtuar se i ka parë edhe trupat e personave të vdekur.

Kryetari i Këshillit Gjyqësor Ognen Stavrev, propozoi që deri në seancën e radhës të bëhen hetime mbi makinën e të akuzuarve.

Avokati i të akuzuarve Naser Raufi, pas përfundimit të gjykimit tha se në disa situata ka mundur të konfirmohet se dëshmitari i mbrojtur nuk e flet të vërtetën.

Në seancën e sotme morrën pjesë Agim Ismailloviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri. Ndërsa gjykata edhe zyrtarisht ka filluar procedurën për ekstradimin e të akuzuarve Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, të cilët ndodhen në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat