Mickoski: Të gjitha partitë politike të dorëzohen nga mjetet për fushatën e referendumit

Maqedonia

Mickoski: Të gjitha partitë politike të dorëzohen nga mjetet për fushatën e referendumit

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 18:54
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, apeloi tek të gjitha partitë politike që të dorëzohen nga mjetet për fushatën e referendumit, sipas shembullit të partisë së tij.

“E shfrytëzoj këtë mundësi të bëj apel deri tek qeveria që mjetet t’i ri-drejtojë për rekonstruktimin e ndërtimit të gjimnazit ‘Kiril Pejçinoviq’ në Tetovë. Por, në të njëjtën kohë apeloj deri tek kolegët a partive tjera politike që të mos i shfrytëzojnë mjetet që janë të parashikuara, dhe të njëjtat t’i ri-drejtojnë për qëllime tjera që do të jenë kyçe për zgjidhjen e problemeve të vërteta të qytetarëve. I bëj apel grupit të deputetëve të LSDM-së dhe të gjithë partive politike që janë pjesë e koalicionit qeveritar që t’i ri-drejtojnë mjetet, në vend që t’i shfrytëzojnë në fushatë sterile ku do të përpiqen që gënjeshtrën ta shndërrojnë në të vërtetë, kapitullimin në fitore”, tha Mickoski.

Ai propozoi që Qeveria paratë t’i dërgojë në sanimin e, siç thotë ai, politikave të dëmshme të Qeverisë në bujqësi. “Për shembull shohim se shumë pranë është eskalimi i problemit me vreshtarët, të mund atje ti çojnë mjetet që të sado pak mundimi i vreshtarëve të sanohet”, tha Mickoski.

Ai shtoi se partia e tij do të promovojë voluntarizëm të ri politik.

“OBRM-PDUKM-ja siç e shihni është në mesin e popullit, OBRM-PDUKM-ja është me popullin. Nga 10 shtatori edhe zyrtarisht do të fillojë fillimi i ri i fushatës, ku do të promovojmë të ashtuquajturin voluntarizëm e ri politik me numër të madh të volunterëve nëpër gjithë Maqedoninë dhe do të përpiqemi që qytetarëve, pa shpenzuar para t’ju shpjegojmë qytetarëve për pasojat e dëmshme të kësaj marrëveshje kapitulluese e cila e nënshkroi Qeveria e LSDM-së dhe Zoran Zaevit, por në të njëjtën kohë do të përpiqemi që ta mbrojmë dinjitetin e popullit maqedonas dhe shtetit të maqedonas”, tha Mickoski./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat