Dimitrov: Shqetësohem që familja ime bëhet pjesë e qëllimeve politike ditore

Maqedonia

Dimitrov: Shqetësohem që familja ime bëhet pjesë e qëllimeve politike ditore

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 16:29
Nikolla Dimitrov

Pas publikimit të informacioneve në disa media maqedonase, se vajza e ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ka marrë bursë shtetërore në vlerë prej 40 mijë dollarëve për të studiuar në Holandë, ka reaguar edhe vetë ministri.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Dimitrov thotë se është shqetësuar që familja e tij është bërë pjesë e aktiviteteve të politkës ditore për qëllime të ndryshme.

“Para se gjithash dua t’i kërkoj falje vajzës sime për mesazhet që ka marrë dhe ekspozimit publik që ka marrë, vetëm pse ka arritur të regjistrohet në një nga univestitetet më të mira në botë. Krenaria ime! Goditjet për angazhimin tim politik drejtoni tek unë”, shkruan Dimitrov.

Ai thekson se gjithë studentët të cilët janë regjistruar në një nga 100 univesitetet e para në Listën e Shangait, pa asnjë selektim kanë marrë bursë shtetërore, ndërsa ky program sipas tij, është miratuar nga qeveria e kaluar.

“Në vitin 2017 nuk ka pasur kandidatë të mjaftueshëm. Me fjalë tjera askush nuk ka vendosur nëse vajza ime ose dikush tjetër do të merr bursë. Gjithë ata që kanë përmbushur kushtet kanë marrë bursë. Bëj thirrje publike që të publikohen emrat e studentëve që kanë marrë bursë të tillë në vitet e fundit, nga programi i qeverisë”, shkruan Dimitrov.

Ndërsa për këtë rast reagoi edhe Ministria e Arsimit, prej ku thanë se ndarja e bursave për studime jashtë vendit është bërë në mënyrë ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat