Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka deklaruar se ajo do të takohet me liderin e opozitës, Hristijan Mickoski por nuk do të takojë edhe presidentin e këtij vendi, Gjorgje Ivanov.
“Nuk do ta takoj presidentin, por do ta takoj liderin e opozitës. Atij do t’ia them atë që ia thash edhe kryeministrit Zoran Zaev, se të gjithë faktorët politik duhet të mbajnë përgjegjësi kur është në pyetje interesi nacional”, ka deklaruar Merkel.