Nesër pa rrymë do të mbeten pjesë të Komunës së Karposhit, Gazi Babës, Studeniçanit dhe Kisella Vodës

Maqedonia

Nesër pa rrymë do të mbeten pjesë të Komunës së Karposhit, Gazi Babës, Studeniçanit dhe Kisella Vodës

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 14:45
Ilustrim

Pa rrymë nesër në disa pjesë të caktuara do të mbesin shfrytëzuesit e Komunës Karposh, Gazi Babë, Studeniçan dhe Kisella Vodë.

Qendra rajonale për menaxhim me kriza pas njoftimeve nga ana e EVN Maqedoni informon se, në periudhën prej orës 9:00 deri në orën 15:00 pa rrymë do të mbeten shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “Borka Talleski” në Komunën Karposh dhe shfrytëzuesit e rrugëve “4”, “6”, dhe “7”, në fshatin Batinci në Komunën e Studeniçanit.

Pa rrymë nga ora 8:30 deri në orën 10:00 do të mbeten shfrytëzuesit e Eko Klub në rrethinën e MZT-së, një pjesë e MZT-së, firma “Arilje Metal” në afërsi të trafostacionit MZT dhe shfrytëzuesit në afërsi të trafostacionit në Komunën e Gazi Babë, ndërsa prej orës 8:00 deri në orën 13:00 shfrytëzuesit e rrugës ‘Bllagoja Gojan” numrat 4A, 4B, 16, 18, dhe 20 në Komunën Kisela Vodë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat