Mickoski: LSDM dhe Zaev premtonin shumë, po për fat të keq nuk mund të shohim asgjë nga ato premtime

Maqedonia

Mickoski: LSDM dhe Zaev premtonin shumë, po për fat të keq nuk mund të shohim asgjë nga ato premtime

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 20:46
Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot ishte në vizitë në Kavadar me rastin vjeljes së rrushit për vitin 2018. Mickoski në deklaratën e tij për mediet, mes tjerash theksoi se nuk mund t’i lë dëshmitë nga ana e qytetarëve të Kavadari të cilët, siç tha ai janë me humbje të madhe për shkak të politikave që i udhëheq Qeveria e LSDM-së dhe Zoran Zaevi.

“Shohim se premtonin shumë gjëra, po për fat të keq nuk mund të shohim asgjë nga ato premtime në vepra. Kaloji një vit e gjysmë që kur Qeveria e LSDM-së dhe Zoran Zaevit janë në Republikën e Maqedonisë, shohim se asnjë kilometër rrugë nuk arritën të ndërtojnë, shohim se të gjitha ato projekte që ishin mirë të nisura dhe deri tash duhej të mbaronin nuk arrijnë të mbarojnë përkundrazi ato anulohen”, deklaroi Hristijan Mickoski.

Kryetari i opozitës maqedonase Mickoski shton se ka depresion masovik, stagnim i madh në të gjitha poret e shoqërisë, por nga ana tjetër mund të shohim propagandë të shtrenjtë, një makineri që kryen sulm klasik në mendjen e të gjithë qytetarëve.

Sipas Mickoskit Qeveria dhe LSDM-ja përpiqen t’i bindin qytetarët për diçka që edhe vet nuk e besojnë, sepse nëse besonin do të dinin se e gjithë kjo nuk do të ishte e nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat