SPB Tetovë-Shoqatat Alpiniste: Paralajmërimi i tureve alpiniste është në dobi të sigurisë më të madhe

Maqedonia

SPB Tetovë-Shoqatat Alpiniste: Paralajmërimi i tureve alpiniste është në dobi të sigurisë më të madhe

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 18:43
Ilustrim

Paralajmërimi i turneve alpinistësh veçanërisht në periudhën e vjeshtë dhe dimrit, është në funksion të sigurisë personale dhe shoqërisë të alpinistëve, është një nga përfundimet kyçe nga takimi me përfaqësuesit nga seksioni i parandalimit në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë me udhëheqjen e karë shoqërive alpiniste tetovarë me mbi 500 anëtar “Ljuboten”, “Teteks”, “Malësia” dhe “Argentusmont”, njofton zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovksi.

Sipas informacionit të tij rreth paralajmërimi të tureve nga alpinistët është më mirë që konkretisht të tregojnë ku saktësisht do të lëvizin dhe ku do të qëndrojnë.

Nga shoqëritë e alpinistëve tetovarë u tha se është e nevojshme që të nënshkruhet memorandum i përbashkët bashkëpunimi në mes Federatës së sporteve alpiniste, Ministrisë për Punë të Brendshme dhe Agjencisë për Rini dhe Sport, me çka do ta forconin dhe përmirësuar sportin e alpinistëve në rajon dhe më gjerë në vend. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat