Misev: Marrëveshja e Prespës nuk e bënë anëtare të BE-së Maqedoninë

Maqedonia

Misev: Marrëveshja e Prespës nuk e bënë anëtare të BE-së Maqedoninë

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 20:18
Vlladimir Misev, ekspertë i OSBE-së

Duke e pranuar Marrëveshjen me Greqinë, nuk ka anëtarësim në BE. Ndoshta do të anëtarësohemi në NATO, edhe pse marrëveshja dhe votimi "për" nuk e garanton atë, thekson Vlladimir Misev, ekspertë i OSBE-së dhe ish kryetar i institutit  "Societas sivilis" me seli në Shkup.

Sipas tij, anëtarësimi në NATO nuk sjell zhvillim ekonomik dhe për këtë arsye nuk do të shohin qytetarët në një afat të shkurtë kohor ndryshime. Por, ai shton se anëtërësim në Organizatën botërore të shëndetësisë dhe organizatat tregëtare ka më shumë rëndësi se anëtarësimi në NATO.

"Për anëtarësim në NATO duhet që të ndryshohet gjithçka, dhe asgjë nuk kthehet më. Për arsye se kur të votojmë në Referendum edhe të mos na pranojnë në NATO, kthim prapa ska. Kjo është! Fund! Nuk mund që para botës më pas të themi kjo nuk vlenë", thekson Misev.

Një qëndrim jo i rëndomtë për një ekspertë të OSBE-së ëhstë  konstatuar nga opinioni ky i Misev, i cili sqaron edhe pse nuk duhet të votohet në Referendumin e 30 shtatorit.

" E kot është fushata. Nuk duhet të quhet fushatë. Duhet të quhet 'numërim dhe mobilizim për votim'. Ata që janë të bindur që të votojnë "për", do të votojnë, ata që janë të bindur se nuk duhet të votojnë, nuk do të votojnë, e tash puna është ato që do të votojnë "Kundër" ti bindimi që mos të votojnë. Më vjen shumë mirë që VMRO-DPMNE nuk ka ende qëndrim për bojkot, për arsye se kjo është çështje për të cilën duhet të ketë qëndrim populli maqedonas", thekson Misev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat