Prezantohet makina e rastit “Monstra”, MPB duhet të kryej analiza

Maqedonia

Prezantohet makina e rastit “Monstra”, MPB duhet të kryej analiza

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 11:38
Makina e rastit “Monstra”

Në kuadër të procesit gjyqësor për rastin “Monstra”, sot autoritetet përkatëse i kanë lejuar opinionit që të sheh makinën “Opel Omega”, me të cilën dyshohet se janë arratisur Alil Demiri dhe Afrim Ismailloviq, pas vrasjes së pesëfisht më 12 prill të vitit 2012.

Gjatë analizave të makinës e cila është propozuar si dëshmi, kanë marrë pjesë edhe avokatë, gazetarë dhe kompetentë për mbikëqyrjen e makinës.

Avokatët e të akuzuarve kërkuan nga gjykata që të ftojë teknik të krimit nga MPB dhe të konstatojë nëse makina është e njëjtë.

Makina për momentin është e vendosur në depon e makinave në Milladinovcë, ndërsa është sjellur më 1 nëntor të vitit 2012.

Fotografitë më poshtë janë siguruar nga TV Shenja:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat