Arrestohet kreu i “shoqatës artistike” që rekrutonte vajza për prostitucion në Maqedoni

Maqedonia

Arrestohet kreu i “shoqatës artistike” që rekrutonte vajza për prostitucion në Maqedoni

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 12:44
Foto ilustrim

Pas denoncimit në “Fiks Fare”, policia ka arrestuar Shpëtim Çekrezin, kryetarin e Shoqatës Artistike “Ferdinand Deda”, që siguronte vajza për shfrytëzim prostitucioni në Maqedoni.

45-vjeçari, banues në fshatin Dardhë të Librazhdit, nën emrin e një shoqate artistike, punësonte vajza të reja si sekretare nëpërmjet njoftimeve “online” dhe më pas rekrutoheshin si prostituta në lokale nate.

Gazetarët e “Fiks Fare” zbuluan këtë rrjet prostitucioni dhe treguan me fakte se si rekrutoheshin vajzat e reja, si kalonin në kufi nën logon e një shoqate artistike, e më pas punonin si punëtore seksi në lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat