Vajgl: Prapa qëndrimit të OBRM-PDUKM-së fshihet vullneti për mosukses të referendumit

Maqedonia

Vajgl: Prapa qëndrimit të OBRM-PDUKM-së fshihet vullneti për mosukses të referendumit

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 13:38
Ivo Vajgl

Eurodeputeti dhe raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgl, ka kritikuar “qëndrimin negativ” të opozitës ndaj zgjidhjes së kontestit për emrin dhe tha se kishte frikë se ky referendum mund të ishte “shansi i fundit”.

“Mendoj se tani është momenti kur të gjithë duhet të qëndrojnë në të njëjtën anë, në anën e interesit afatgjatë të Maqedonisë. Për shkak se është e vështirë të besohet se përsëri ndonjëherë do të tregohen një mundësi e tillë e favorshme dhe se do të marrë mbështetje nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO. Nëse kjo dështon, këtë herë kam frikë se ky është shansi i fundit”, tha Vajgl në një intervistë me AIM.

Vajgl shton se qëndrimi i paqartë i OBRM-PDUKM-së fsheh vullnetin për dështim në referendumit.

“Sa për anën tjetër, ata që janë kundër marrëveshjes, mendoj se kanë pikëpamje mjaft të errëta, ka mjaft lojëra politike në këtë drejtim. Kam lexuar deklaratën e fundit të OBRM-PDUKM-së. Për dallim nga Partia Popullore Evropiane, anëtarët e të së cilës janë edhe ata, OBRM-PDUKM vazhdon të këmbëngulë në qëndrimin negativ dhe mendoj se kjo nuk është mirë për perspektivën dhe rolin e PDUKM-së në politikën e Maqedonisë”, tha Vajgl.

Raportuesi për Maqedoninë kundërshtoi edhe argumentet sipas të cilave dallimet etnike në qëndrimet ndaj referendumit paraqesin rrezik për shtetin dhe vlerëson se marrëdhëniet ndëretnike në vend janë “pozitive, siç nuk mund të kishin qenë qenë kurrë më herët”. Ai gjithashtu thotë se votimi më 30 shtator nuk është votim etnik, por një votë për të ardhmen e vendit.

Vajgl gjithashtu hedh poshtë argumentet nën të cilat marrëveshja nuk ofron garanci për fillimin e negociatave me BE-në, nëse plotësohen kushtet e tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat