Gjykimi për lëndën “Toplik” vazhdon më 21 shtator, tre dëshmitarë do të arrestohen

Maqedonia

Gjykimi për lëndën “Toplik” vazhdon më 21 shtator, tre dëshmitarë do të arrestohen

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 15:01
Gjykimi për lëndën “Toplik”

Gjykimi për lëndën “Toplik” ku i akuzuari i parë është ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakiseski, i cili dyshohet për shitjen e tokës shtetërore, do të vazhdojë më 21 shtator.

Procesi është në fazën e dëshmive dhe parashihet të dëgjohen pesë dëshmitarë, të cilët janë propozuar nga Prokuroria. Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Osman Shabani, informoi se tre dëshmitarët të cilët nuk ishin sot të pranishëm, të arrestohen nëse nuk paraqiten edhe në seancën e radhës.

Në seancën e sotme në Gjykatën Penale në Shkup u dëgjuan dy dëshmitarë, të cilë kanë qenë të punësuar në Ministrinë për Transport dhe Lidhje dhe kanë qenë pjesë e Komisionit për ankand publik.

Sipas aktakuzës së PSP-së, Janakieski si person udhëheqës i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, në kundërshtim me Ligjin për shpallje publike ka formuar Komision për zgjedhje të ofertave për shitjen e tokës shtetërore, në të cilën është ndërtuar kompleksi “Sonçev Grad”. Ndërsa fituese ka qenë një firmë e cila nuk i ka plotësuar kushtet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat