KSHZ-ja fillon fushatën “qëndrimi jot, e drejta jote”

Maqedonia

KSHZ-ja fillon fushatën “qëndrimi jot, e drejta jote”

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 15:23
Konferenca për media

“Qëndrimi jot, e drejta jote” është mesazhi që do të përcjellë KSHZ-ja në video-materialet për fushatën e referendumit.

KSHZ-ja që nga nesër në bashkëpunim me NDI-në fillon fushatë publike e cila në njërën pjesë do t’i referohet pjesës informuese kurse tjetra, edukimit mbi të drejtat e qytetarëve se votimi është i fshehtë, personal dhe i lirë. Motoja do të jetë “qëndrimi jot, e drejta jote – tha Boris Kondarko, anëtar i KSHZ-së.

Kreu i këtij institucioni Oliver Derkoski thotë se përgatitjet për referendumin deri tani janë duke shkruar sipas planit dhe beson se nuk do të hasin probleme edhe në periudhën që pëson.

Rreth asaj që është kompetencë e KSHZ-së si organizimi dhe zbatimi I Referendumit, mund të them se ne i ndërmarrim të gjitha masat për organizim të mirë, u përmbahemi afateve që ja kemi dhënë vetes si komision dhe deri tani nuk kemi asnjë problem në aspekt të organizimit. Kuptohet edhe ajo të cilën e potencuam që në fillim, si një ndër faktorët më të rëndësishëm në gjithë këtë organizim të referendumit, është ulja drastike e shpenzimeve të organizimit – deklaroi Oliver Derkoski, kryetar i KSHZ-së.

Si krahasim Derkoski përmendi faktin që në zgjedhjet e vitit 2016 janë shpenzuar 48 milion denarë për shtypjen e fletëvotimeve kurse për fletëvotimet e referendumit do të shpenzohen afër 13 milion denarë. Anëtarët vazhduan seancën me dyer të mbyllura për të vërtetuar pamjen e fletës së votimit. Votimi nuk do të realizohet në 81 vendvotime në të cilat ka më pak se 10 votues të regjistruar. Këto votues do të udhëzohen në vendvotimin më të afërt për të shprehur vullnetin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat