Milloshoski: Qytetarët nuk kanë nevojë të dalin në referendum

Maqedonia

Milloshoski: Qytetarët nuk kanë nevojë të dalin në referendum

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 22:53
Antonio Milloshoski

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski në debatin e sotëm në “Tv 24” tha se Qeveria në mënyrë joligjore ka caktuar referendum me pyetje shumë përfshirëse joligjore.

“Qytetarët nuk kanë nevojë të dalin në referendum dhe t’i japin legjitimitet tradhtisë dhe jolegjitimitetit çka po e bën ky pushtet. Qytetarët e din se me mos votimin e tyre do t’i japin mesazh pushtetit”, tha Milloshoski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat