Tevdovski: Suksesi në integrimet evropiane do ta përshpejtojnë rritjen e ekonomisë

Maqedonia

Tevdovski: Suksesi në integrimet evropiane do ta përshpejtojnë rritjen e ekonomisë

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 10:45
Dragan Tevdovski

Duke u afruar drejt NATO-s dhe BE-së mund të pritet përshpejtimi i rritjes ekonomike, ndërsa integrimet euroatlantike do të sigurojnë mundësi për rritje më të madhe nga ajo që është e projektuar për këtë vit.

Këtë e ceki ministri i Financave Dragan Tevdovski në një intervistë për AIM ku thuhet se ekonomia e Maqedonisë lëviz në drejtim pozitiv.

“Nga BE-ja sigurisht se kemi përfitime të mëdha, sepse praktikisht kemi grande që na ndihmojnë diçka që është e nevojshme si autostradat apo infrastrukturë tjetër, stacione të trajtimit të ujit etj. Përafrimi në BE sigurisht do të thotë edhe vendosje të rendit, rregullim, standarde në të gjitha fushat”, thotë ministri Tevdovski.

Ai shton se për NATO-n nuk ka dyshime se është aleanca më e fuqishme ushtarake dhe kështu NATO është garanci për sigurinë dhe për investitorët.

“Secili investitor kur planifikon ku do të investojë ai mendon së pari aty ku është më sigurt, ndërsa NATO është garanci për siguri. Nga këto arsye, vendet e rajonit të cilët hynë në NATO para neve kishin efekte ekonomi. Kanali i parë janë investimet e huaja. Nëse shohin Malin e Zi para dhe pas hyrjes në NATO dyfish janë zmadhuar. Përafërsisht e njëjtë është situata në Shqipëri dhe Bullgari, ku më shumë se dyfish janë investimet e huaja, diku deri në 9% nga BPV të 19.6% nga BPV”, thekson ministri Dragan Tevdovski.

Ai shton se nëse shikohen edhe investimet bruto në vendet që janë bërë pjesë e NATO-s në vitin 2004 ka rritje serioze nga 25% deri në 31% të BVP-së.

“E gjithë kjo lëviz ekonominë. Për shembull në Bullgari për pesë vite para hyrjes në NATO është dyfishuar rritje e ekonomisë dhe kjo është e logjikshme. Investitorët duan të investojnë atje ku ka siguri dhe kjo është më e rëndësishme se faktorët tjerë që janë tatimet, kushtet për udhëheqje të biznesit. Investimet do të thonë se ata do të ndërtojnë kapacitetet të reja prodhuese që investojnë në mjete, hapin vende të punës që do të thotë se njerëzit kanë punë, marrin paga. Këto janë efekte që pritet të ndodhin edhe në Maqedoni”, cekën ministrin i Financave Dragan Tevdovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat