Ademi: Shkolla është institucioni kyç për zhvillimin e mendimit kritik dhe shkrim-leximit të medias

Maqedonia

Ademi: Shkolla është institucioni kyç për zhvillimin e mendimit kritik dhe shkrim-leximit të medias

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 13:40
Arbër Ademi

“Mendimi kritik është veçanërisht e rëndësishme të zhvillohet te nxënësit që nga mosha më e hershme, për shkak se vetëm kështu do të rriten në individë dhe breza të tërë që mund të jenë korrektues të gjendjes aktuale në të gjitha sferat e shoqërisë dhe do të jenë krijues të drejtpërdrejtë të ndryshimeve për të nesërme më të mirë”.

Këtë e tha sot ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi i cili bashkërisht me ambasadorin Samuel Zhbogar morën pjesë në panel diskutimin “Si të informosh dhe të jesh i informuar”, e cila u mbajt në Tetovë, në organizimin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoni. Në fjalimin e tij para të pranishmëve, Adem tha se zhvillimi i kreativitetit dhe mendimi kritik tek të rinjtë, si dhe ngritja e shkrim-leximit medial, e madhe është ndikimi i familjes dhe rrethit ku jetojnë, por megjithatë shkolla është institucioni kyç që e nxit mendimin individual dhe ndërtimin e qëndrimit personal, si dhe shmangja e përdorimit të gjuhës së urrejtjes, njohjen e vërtetë dhe eliminimin e informacionit të rremë dhe të ngjashme.

“Tashmë zbatohet strategjia e re për zhvillimin e arsimit me afat të realizimit deri në vitin 2025 e cila i përkushtohet këtyre segmenteve. Me ndjekje dhe zbatim të standardeve bashkëkohore arsimore për ligjëri, do të jenë të kënaqshme edhe standardet për zhvillimin e mendimit kritik dhe nxitjes së shkrim-leximit medial tek të rinjtë”, tha Ademi duke shtuar se posaçërisht është e rëndësishme kontributi i mediave dhe organizatave qytetare, që organizojnë ngjarje të këtilla, që siç tha Ademi, marrin pjesë në ngritjen e ndërgjegjes dhe në bashkimin e forcave për arritjen e qëllimit, dhe kjo është ndërtimi i rinisë e cila mendon në mënyrë kritike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat