Hahn: Nuk ka anëtarësim në BE pa liri të mediave

Maqedonia

Hahn: Nuk ka anëtarësim në BE pa liri të mediave

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 16:42
Johannes Hahn

Komisari Evropian për Zgjerim Johannes Hahn deklaroi sot se nuk ka zgjerim pa garantimin e lirisë së mediave dhe se Komisioni Evropian do të bëjë përpjekje të shumta për të ndihmuar mediat për gjetjen e modeleve të qëndrueshme, por edhe të ndihmojë në edukimin e vetë publikut.

Ai këto komente i bëri në forumin për media në Shkup, i cili u organizua nga Komisioni Evropian.

Hahn tha se BE-ja nuk dëshiron të përzihet në fushatën zgjedhore në Bosnjë dhe Hercegovinë, por do të përcjellë nga afër situatën e lirisë së mediave pas sulmeve të fundit të gazetarëve në Banja Lluka.

Ndërsa, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, u bëri thirrje gazetarëve dhe shoqatave të mediave që vetë të definojnë standardet me të cilat duhet të udhëhiqen, ndërsa shtoi se nuk është mirë që këtë ta bëjnë qeveritë.

"Liria e shprehjes është e drejtë e garantuar e njeriut, por abuzimi i kësaj të drejte përmes dezinformatave, lajmeve të rreme dhe propagandës reflektohet seriozisht në Ballkanin Perëndimor për sigurinë dhe stabilitetin", tha ai, duke shtuar se shembulli i Maqedonisë mund të shohë se sa kjo propagandë mund të dëmtojë shoqërinë 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat