Sërish skandal diplomatik në Maqedoni, sekretari amerikan pritet me fshesë në aeroport

Maqedonia

Sërish skandal diplomatik në Maqedoni, sekretari amerikan pritet me fshesë në aeroport

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 22:21
James Mattis

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis ka mbërritur për një vizitë zyrtare në Shkup. Teksa zyrtari i lartë amerikan po zbriste në aeroport, përgatitjet e protokollit shtetëror ishin shumë të vonuara. Madje, stafi nuk kishte shtruar ende tapetin e kuq.

Duke zbritur nga aeroplani, sekretari amerikan Mattis u pengua nga ushtarët të cilët vendosnin tapetin e kuq, ndërsa përballë gjeti Shekrinskën dhe ambasadorin Jess Baily duke vrapuar për ta pritur.

Por, ky nuk është rasti i parë. Ditë më parë-siç shkruan “Alsat”- delegacioni i ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati u gjet në Kuvendin e Maqedonisë thuajse në një udhëkryq, pa u pritur nga kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Skandali i njëjtë ndodhi edhe gjatë vizitës së kancelarit austriak Sebastian Kurz ku protokolli i Qeverisë ngatërroi flamurin austriak.

Për t’u siguruar se shërbimet nuk kanë gabuar, gjatë vizitës së kancelares gjermane Angela Merkel në Shkup, kryeministri Zoran Zaev verifikoi personalisht flamurin gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat