Ahmeti: Të rreshtohemi pranë vendeve anëtare të NATO-së

Maqedonia

Ahmeti: Të rreshtohemi pranë vendeve anëtare të NATO-së

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 23:07
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti u shpreh se duhet qëndruar larg politikave të ndikuara nga lindja sepse historikisht ky popull i ka takuar kulturës perëndimore.

Bashkimi Demokratik për Integrim në vazhdën e aktiviteteve në kuadër të fushatës për referendumin që do të mbahet më 30 shtator, sot ka qëndruar në komunën e Bërvenicës.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti u shpreh se duhet qëndruar larg politikave të ndikuara nga lindja sepse historikisht ky popull i ka takuar kulturës perëndimore. 

“Këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me një referendum, i cili do të mbahet më 30 shtator, por kemi të bëjmë me plane strategjike, gjeo-politike, gjeo-ushtarake, prandaj më 30 shtator vendoset e vuloset historia më e re e Republikës së Maqedonisë, se a do t’i takojmë bllokut për të cilin jemi angazhuar tash e 17 vite, duke qenë njëherit përcaktim filozofik dhe historik që ne të rreshtohemi pranë vendeve anëtare të NATO-së. Një mision tjetër historik është që ky vend të jetë anëtar i Bashkimit Evropian. Më 30 shtator vendoset e ardhmja e këtij vendi, vendoset për brezat e ardhshëm të këtij vendi. Kemi përgjegjësi historike që të gjithë ne bashkë”, nënvizoi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Nën shoqërimin e kryetarit të BDi-së, Ali Ahmeti në komunën e Bërvenicës kanë qëndruar deputeti Xhevat Ademi, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, zëvendëskryeministri Hazbi Lika dhe sekretari shtetëror në Ministrin e Bujqësisë, Nefrus Celiku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat