Maqedonia sot merr hua 50 milionë euro, nesër kthen një borxh tjetër

Maqedonia

Maqedonia sot merr hua 50 milionë euro, nesër kthen një borxh tjetër

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 09:11
Ilustrim

Ministria e Financave njofton se sot nga tregu vendor prej bankave dhe shoqatave të sigurimeve do të kërkojë hua prej mbi 50 milionë euro.

Bëhet fjalë për dy ankande të letrave shtetërore me vlerë dhe një ankand të të dhënave shtetërore, me të cilat duhet të sigurohen para, të cilat duhet të kthehen në 3 dhe 15 vitet e ardhshme, kamatë prej 0.90%, 1.50% dhe 2.90%.

Pas marrjes hua, shteti nesër të njëjtën shumë duhet ta kthejë në një borxh të vjetër.

Borxhi shtetëror sipas Ministrisë së Financave duke përfshirë edhe gjysmën e parë të këtij vitit është 5.14 miliardë euro, ose 47.7% nga BPV, ndërsa borxhi publik është 4.3 miliardë euro ose 39.9% nga BPV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat