Maas: Dua tu jap guxim qytetarëve të Maqedonisë që të vazhdojnë në këtë rrugë

Maqedonia

Maas: Dua tu jap guxim qytetarëve të Maqedonisë që të vazhdojnë në këtë rrugë

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 11:05
Heiko Maas

Referendumi i caktuar është në udhërrëfyes vendimtar për rrugën e mëtejshme të vendit drejtë BE-së, por përsëri qytetarët e Maqedonisë janë ato të cilët vetë duhet të vendosin se në cilin drejtim do të lëvizin, tha shefi i diplomacisë gjermane Heiko Maas në intervistë për Agjencinë e Informative të Maqedonisë.

Mas është funksionar për punë të jashtme në kabinetin e Angela Merkelit. Ai vjen nga rrathët e partisë Socialdemokrate ku shprehu opinionin e tij rreth referendumit dhe marrëveshjes së Prespës.

“Nuk mund ta mendoj ndonjë moment më të mirë për vizitë. Qeveritë e Shkupit dhe Athinës në qershor kanë shkruar historinë. Kontesti për emrin qëndroi për 25 vjet në mes Maqedonisë dhe Greqisë. Tani ekziston një mundësi historike për tejkalimin e këtij kontesti, ndërsa me këtë do të tejkalohet edhe një nga pengesat kryesore për afrimin e Shkupit drejtë Bashkimit Evropian. Dua tu jap guxim qytetarëve të Maqedonisë që të vazhdojnë në këtë rrugë. Njëkohësisht qartë do ta përcjell: ne qëndrojmë pa perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor. Ajo do të ngel kështu”, tha Maas. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat